Site icon Telegrafi

Paditet një gjinekolog nga Prilepi për vdekjen e një lehone në shkurt të këtij viti

Prokuroria themelore publike e Prilepit ka ngritur aktakuzë ndaj G. O, gjinekolog nga Prilepi, gjashtë muaj pas vdekjes së lehonës 21 vjeçare, Simona Bllazheska, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjinekologu ngarkohet me veprën penale ”vepra të rënda ndaj shëndetit të njerëzve”. Sipas aktakuzës, më 18 shkurt të këtij viti, në hapësirat e spitalit të Prilepit, i dyshuari ka vepruar në mënyrë të pamatur, gjatë lindjes së lehonës, Simona Bllazhevska.

Pacientja ka vdekur si rezultat i hemoragjisë, pra gjakderdhjes së madhe. Simona ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore. Por, pas lindjeve është ankuar për shëndetin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version