Leonardo Di Caprio asnjëherë nuk është në një vend! Aktori është gjithnjë duke udhëtuar nëpër botë kryesisht për punë, dhe me raste edhe për tu argëtuar pranë modeleve bionde.
Por këtë here, thuhet se ai duhet të vijë dhe të ulet për të biseduar me Andrew Grwne, ndryshe kundër tij do të ngrihet një padi gjyqësore.
Vet Leonardo nuk ka bërë asgjë, por gjyqi pritet të nis për rolin e tij në filmin e suksesshëm “The Wolf Of Wall Street”, ku Leo kishte edhe rolin kryesor, atë të miliarderit Jordan Belfort.
Andrew Grwne është ish-partneri në biznes i ujkut të vërtetë të “Wall Street”, dhe tani ai pretendon se skenari i këtij filmi ka dëmtuar rëndë imazhin e tij. Nga aktori ai kërkon që të takohen në Los Angelos dhe të flasin nëse kjo është ajo që Leo dëshiron, por skuadra e aktorit përgjigjet se beqari më i famshëm në Hollywood, ka një axhendë shumë të ngarkuar. Por jemi pak të paqartë se çfarë kërkon Andrew konkretisht nga aktori!
Sipas burimeve për TMZ, Andrew Grwne, tashmë ka hedhur në gjyq regjisorin Martin Scorsese , Paramount Pictures si dhe skenaristin e filmit “The Wolf Of Wall Street”. Teksa pretendon që ky film dëmtoi shumë imazhin e tij, Grwne kërkon 25 milionë dollarë si dëmshpërblim.
“The Wolf Of Wall Street” është filmi i famshëm që bëri bujë dhjetorin e 2013, me personazh kryesor Jordan Belfort, e që është e bazuar në histori të vërtetë. Filmi tregon jetën e miliarderit që më vonë humbi gjithçka, e në fragmente të shumta përfshihen edhe skena të nxehta.