Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale kundër ish-drejtorit të shkollës së mesme në Gostivar, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari D.I si drejtor ka përvetësuar telefon celular, që ka qenë nën pronësi të shkollës, ndërsa në disa raste në llogari të shkollës ka shfrytëzuar gjithsej 12 mijë denarë për naftë, pa mos dorëzuar dokumentet adekuate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithashtu më 17 shkurt të këtij viti në kundërshtim me rregulloren për mënyrën e organizimit të ekskursioneve, ka mundësuar që të realizohet shëtitje një ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/