Njësiti për tregti me njerëz nga Sektori për Krim Serioz dhe të Organizuar pranë MPB-së deri në Prokurorinë Publike ka ngritur padi penale kundër 42-vjeçares me iniciale M.D. nga Kavadari, e cila dyshohet për keqpërdorim të 13 vjeçares së mitur nga qendra e kujdesit “25 maji”.
Nga MPB-ja njoftojnë se sipas të dhënave të dokumentuara, është vërtetuar se e dyshuara, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti e ka detyruar të miturën R.I e shtruar në qendrën për kujdes social “25 maji” të japë shërbime seksuale për disa persona, për një shumë të caktuar të parave.
Poashtu e dyshuara e ka detyruar viktimën që të lypë në rrugë në llogari të saj. M.D. mbahet në stacionin policor në Kisella Vodë dhe gjatë ditës do të dërgohet për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1.