Telegrafi

Paditet Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur nga një juri federale pas dëgjimit të provave që kanë të bëjnë me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e cila gjë shkaktoi edhe trazirat në Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Kjo është hera e tretë që 77-vjeçari po ndiqet penalisht, shkruan cnn.

“Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komploti për të penguar një procedurë zyrtare, pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare dhe komploti kundër të drejtave”, janë veprat për të cilat po akuzohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Lexo po ashtu Tre aktakuza të reja për Donald Trumpin

Kujtojmë se kjo është hera e dytë në dy muaj që këshilltari i posaçëm, Jack Smith ka ngritur akuza kundër ish-presidentit.

Në qershor, Trumpi u akuzua për dokumentet e klasifikuara në muajin qershor dhe për shmangie të tatimit në muajin mars.

Ndryshe, republikani të gjitha akuzat i ka hedhur poshtë duke pohuar se ishin të motivuara politikisht. /Telegrafi/