Telegrafi

Paditet arkëtarja e Institutit për Shëndet Publik, ka përvetësuar gjysmë milion denarë

Policia Financiare njofton se ka ngritur padi penale ndaj L.R, e punësuar në detyrën e arkëtares në Institutin për Shëndet Publik.

Sipas Policisë Financiare, arkëtarja e Institutit për shëndet publik ka përvetësuar gjysmë milioni denarë, para të cilat pacientët kanë paguar në Institut.

“Për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër penale, Drejtoria e Policisë financiare deri te PTHP-ja Shkup, ka ngritur padi kundër personit me iniciale L.R e cila ushtronte detyrën e arkëtarit në Institutin e shëndetit publik, e cila me qëllim që të përvetësojë të mira materiale në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2016 në më shumë raste ka përvetësuar mjete (para), që ishin të dedikuara për të kryer pagesat e pacientëve në Institut me çka ka arritur të përvetësojë 547.329 denarë, me çka e ka dëmtuar buxhetin e ISHP-së”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare./Telegrafi/