Historia e Marjan Rrokut duket se nuk do të lihet me kaq, ku pavarësisht bumit të kritikave të ardhura nga qytetarët kundrejt moderatorit, tashmë Gjebrea është paditur në gjykatë.
Babai i Alda Canaj, babai i adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, ka bërë padi në Gjykatë ndaj Ardit Gjebresë për intervistën me të dënuarin me burgim të përjetshëm.
Në padinë e depozituar në Gjykatë, Fasni Canaj e akuzonArdit Gjebrean për fyerje, shkruan “Balkanweb”. “Të dënohet me burg ArditGjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”, thuhet në kërkesën e Fasni Canajt. Rroku rrëfeu në emisionin “E diela Shqiptare” se si vrau nënë e bijë në vitin 2001, krim për të cilin tha se ishte penduar.