Prokuroria themelore publike në Veles ka ngritur padi kundër një anesteziologu dhe dy mjekëve specialistë të gjinekologjisë, për vdekjen e një lehone nga Gjevgjelia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për T. V, anesteziolog, si edhe V. Ç dhe D. M, gjinekologë në spitalin e Gjevgjelisë, ndaj të cilëve rëndon akuza e veprave të rënda ndaj shëndetit të njerëzve.
Sipas akuzës, ekipi i përbërë nga mjekët e lartëpërmendur, ka kryer lindje cezariane të parakohshme, edhe pse nuk ka patur indikacione për lindje, ndërkaq, gjatë këtij procesi, nuk kanë vepruar sipas procedurave të duhura gjatë ofrimit të ndihmës mjeëksore, që ka shkaktuar vdekjen e lehonës dhe fëmijës së porsa lindur. Rasti ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar./Telegrafi/