Tre qytetarë të Kavadarit do të paditen penalisht për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas SPB-së të Kavadarit, ata do të paditen edhe për kundërvajtje, për verprën ”qortime, britma dhe sjellje të pahijshme”.
Personat M. J (1981), V. J (1985) dhe R. E (1978) kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm në hapësirë ku janë mbledhur grup më i madh qytetarësh. Me motocikletat e tyre janë futur në një kafe bar dhe kanë bërë zhurmë./Telegrafi/