MPB e Maqedonisë ka ngritur padi penale për tre persona, nën dyshimin se më 27 shkurt të këtij viti, në objektin hotelerik, ”Casablanca”, e kanë sulmuar fizikisht, personin Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, transmeton Telegrafi.
Policia paraprakisht mori në pyetje personat, Q.M (64), E.B (55), A.A (53), I.G (52), B.A (41), E.B (32), A.E (37), B.L (27) dhe H.A (34), që të gjithë nga Shkupi.
Personat e pyetur kanë pranuar se kanë qenë në vendin e ngjarjes në ditën e sulmit fizik ndaj Todor Petrovit. Në stacionin policor në Bitpazar, i dëmtuari është ballafaquar me E.B (32), A.E (37), B.L (27) dhe H.A (34) nga të cilët vetëm E.B (32), A.E (37), dhe H.A janë vërtetuar si personat që kanë kryer sulmin fizik. Personat janë privuar nga liria, pastaj janë liruar me detyrimin që të paraqiten te prokurori publik./Telegrafi/