Njësia e krimit ekonomik dhe kompjuterik ka ngritr padi penale ndaj katër personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”ndërtim pa leje”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB-së, bëhet fjalë për I. N (50), investitor dhe pronar i ”Grotesk Gradba” nga Shkupi, Q. M (60), pronar i ”Matoshi Bau” nga Tetova, M. M (60), investitor, si dhe D. Z (69) nga organi mbikëqyrës, ndërkaq padi penale janë ngritur edhe për dy pesona tjerë.
Të paditurit, pa asnjë marrëveshje, pa marë Leje ndërtimi, në tetor të vitit të kaluar, kanë nisur me ndërtimin e një objekti të kategorisë së dytë në bulevadrin ”8 Shtatori”, në një parcelë kadastre në komunën e Karposhit./Telegrafi/