Telegrafi

Paditen penalisht katër persona të Shtipit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Katër persona dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat dhe përvetësim në shërbim, përfshirë përpunim të pa lejueshëm, mbajtje dhe tregti me armë ose mjet shpërthyese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia e Shtipit ka paditur kryetarine shoqatës ”Klubi i qitjes Shtipi”, i cili dyshohet se nga viti 2012 e deri më 2016, ka përvetësuar nëmënyrë të paligjshme, shumë parashë prej 1.329.199 denarësh.

I njëjti person, në vitin 2015, ka përvetësuar rreth 13 mijë copë municioni, si edhe mjete tjera financiare dhe pajisje për trajnim. Gjatë kontrollit policor, në shtëpinë e të dyshuarit kryesor janë gjetur edhe sasi municioni./Telegrafi/