Site icon Telegrafi

Paditen penalisht disa zyrtarë të DAP-it në Shkup, dëmtuan buxhetin e shtetit

SPB e Shkupit njofton se në Prokurorinë themelore publike në Shkup ka ngritur padi penale ndaj E.J.D (53), D.GJ (63), O.N (57), S.P (57), M.D (58) nga Shkupi, si edhe J.K (40) nga Sveti Nikole, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që të gjith dyshohen se si persona zyrtar me funksion udhëheqës, të punësuar në Drejtorinë e të ardhurave publike në shkup, kanë kryer veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 8.442.509 denarë.

Të dyshuarit nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtare për çështje tatimore të të ardhurave, të tatimit në fitim, TVSH-së, si edhe tatimin personal, ndaj kompanisë ”IPP LEPA DOOEL” nga Shkupi./Telegrafi/

Exit mobile version