Telegrafi

Paditen dy struganë, falsifikuan dokumente për të marrë celular me këste

Dy qytetarë të Podgorcës njëri i punësuar në Policinë Pyjore ndërsa tjetri në shkollën fillore të Llabunishtit kanë falsifikuar “një mal” me dokumenta për të marrë në këste telefona celular, informon policia.

Sipas SPB Ohër, për shkak se ekziston dyshimi për kryerjen e veprave penale “Falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim fotografi me përmbajtje të pavërtetë”, stacioni policor nga Struga paraqiti kallëzim penal kundër D.I (30) punonjës të Policisë Pyjore në Strugë dhe R.A. (37), i punësuar në një shkollë fillore në fshatin Labunishta, të dy nga fshati Podgorci i Strugës.

Nga policia shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.