Telegrafi

Paditen dy shkupjanë për posedim të kokainës në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme ka ngritur padi penale për dy qytetarë të Shkupit, për posedim të kokainës.

Paditë penale janë ngritur ndaj B.L (34) nga Matka e Epërme dhe E.R (24) nga Saraji, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 17 mars rreth orës 16:20 në fshatin Matka e Epërme, zyrtarët policorë kanë ndaluar makinën “Audi” me targa të Shkupit. Shoferi B.L ka tentuar të ikë, por është ndaluar nga policia. Në qese në makinë është gjetur 69 gram kokainë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë./Telegrafi/