Prokuroria Themelore Publike – Prilep njofton se ka ngritur padi penale ndaj M.D (24) dhe Gj.D (19) të dy nga Manastiri, në lidhje me ngjarjet në “Meçkin Kamen” në Krushevë, kur u ofenduan shqiptarët.
Të dy personat e paditur nga Prokuroria dyshohen për kryerjen e veprës penale “shkaktim të urrejtjes, ose mosdurimit kombëtar, gjinor, fetar dhe diskriminimit në baza tjera”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria thonë se në lidhje me ngjarjet në Krushevë gjatë festimit të Ilindenit, në polici janë marrë në pyetje disa persona, për zbardhjen e rastit./Telegrafi/