Site icon Telegrafi

Paditen disa zyrtarë të Ministrisë së kulturës të Maqedonisë

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore (SHMSHMDAMDAM) i është kundërpërgjigjur vendimit të Ministrisë së kulturës, për shfuqizimin e vendimit për ndalesë të emitimit të muzikës maqedonase, serbe e kroate, me një padi penale, përcjell Telegrafi Maqeëdoni.

SHMDAM-ja ka ngritur padi penale ndaj personave përgjegjës në Ministrinë për kulturë, për dyshime se e kanë kryer punën e tyre zyrtare në mënyrë të pamatur dhe e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Përndryshe, një ditë më herët, Ministria e kulturës shfuqizoi vendimin e SHMDAM-së për ndalimin e emitimit të muzikës maqedonase, serbe e kroate, nëse nuk plotësohen kërkesat financiare të SHMDAM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shfuqizohet ndalesa e emitimit të muzikës maqedonase, serbe e kroate në Maqedoni
Exit mobile version