Regjistrimi i patundshmërisë së trashëgimisë kulturore të muzeut të OBRM-PDUKM dhe Porta Maqedonia nuk kanë bazë ligjore pasiqë janë kundër ligjit për mbrojtje së trashëgimisë kulturore dhe ligjit për muzej por sipas asaj janë ngritur padi penale ndaj 30 personave pjesëmarës në protestat e Revolucionit Laraman të cilët me ngjyrë kanë sulmuar dy objektet.
Pasojat e kësaj pune duhet të sanksionohen nga organet kompetente pasiqë më së shumti e ndiejnë qytetarët, padi penale është dashur të ngritet ndaj Drejtorit të drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore Viktor Lilciq i cili ka lejuar që disa objekte në mënyrë jolegale të marin statusin e tillë, transmeton Zhurnal, ka theksuar më tej në profilin e saj në Facebook Dr. Barxhieva Trajkovska./Telegrafi/