Site icon Telegrafi

Paditë kompaninë pasi është bërë i varur nga videoloja

Smallwood thotë se është bërë aq shumë i varur nga loja online “Lineage II” sa që më nuk mund të kujdeset as për veten. Ai thotë se nuk mund të zgjohet, vishet, lahet bile as të bisedojë me shokët dhe familjen. Ai thotë se nuk mund të “shkoqet nga kompjuteri”.

Ai sqaroi se ka luajtur rreth 20.000 orë të kësaj loje prej vitit 2004 deri më 2009 dhe kurrë nuk do t’ia kishte nisur sikur ta dinte se do të bëhej i varur nga kjo lojë. Nga prodhuesi kërkoi 3 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak të natyrës së lojës e cila mund të krijojë varshmëri. Loja “Lineage” së pari u paraqit në treg më 2003 ndërsa për disa vjet më shumë se 600.000 njerëz filluan ta luajnë. Mediat nuk tregojnë se sa vjeç është Craig. /Telegrafi/
 

Exit mobile version