Site icon Telegrafi

Padit prindërit shkaku i fotografive të turpshme në Facebook

Teen sues parents who posted embarrassing pics of her on Facebook Pic: oung mother taking a picture of her cute little baby girl lying on a blanket in a living room. Credit: Alamy

Një adoleshente e paemëruar nga Carinthia e Australisë, i ka paditur prindërit që postonin fotografi të turpshme të saj në Facebook.

Vajza 18-vjeçare pretendon se imazhet ku ajo shihet duke iu ndërruar pelena dhe teksa qëndronte në oturak, ia kanë shkelur privatësinë, transmeton Telegrafi.

Prej vitit 2009 ajo ka kaluar një periudhë të rëndë, meqë prindërit nuk ndalonin së publikuari pamje të pakëndshme prej fëmijërisë së saj.

 

Michael Rami, avokati i viktimës, thotë se pamjet që janë ndarë me mbi 700 miq, janë të sikletshme dhe të paarsyeshme.

“Meqenëse nuk bindeshin që t’i hiqnin dhe vazhdonin të ma bënin jetën Ferr, vendosa t’i hedh në gjyq. Më nuk mund të durojë”, ka thënë adoleshentja.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se në Australi nuk ka ndonjë ligj adekuat për rrjetet sociale, nuk pritet të bëhet shumë në këtë drejtim, pos nëse prindërit vendosin ndryshe. /Telegrafi/

Exit mobile version