Telegrafi

Padit kompaninë sepse kishte punuar nga shtëpia, gjykata zvicerane detyron menaxhmentin që punonjësit t’ia paguaj një përqindje të qirasë

Punëdhënësit zviceranë janë të obliguar që punonjësve të tyre që punojnë nga shtëpia t’ua paguajnë një përqindje të qirasë, thuhet në dokumentet e gjykatës në Cyrih.

Në padinë e një punonjësi që e kishte ngritur kundër një kompanie, po kërkon kompensim për punën e kryer nga shtëpia. Në anën tjetër zyrtarë të kompanisë kanë pretenduar se nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për kompensim, dhe se nuk e kanë pasur të obligueshme që t’ia paguajnë një përqindje të qirasë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë gjykata për dallim nga pretendimet e menaxhmentit të kompanisë ka marrë vendim se të gjithë ata punëdhënës që nuk kanë pasur harxhime shtesë siç është marrja me qira e hapësirave për punë, nuk kanë kurrfarë arsye të refuzojnë t’i kompensojnë punonjësit.

Sipas gjykatës, kompania është e detyruar t’i paguaj kompensimin prej 150 frangave zvicerane, dhe atë për të gjithë muajt sa punonjësi ka punuar nga shtëpia.

Në anën tjetër ekspertët pretendojnë se ky gjykim mund të ketë pasoja të mëdha afatgjate, në veçanti kur pothuajse e tëra bota ka punuar nga shtëpia në kohën e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/