Avokati i saj, Geoffrey Fieger, tha se McGuire ka paditur kompaninë ajrore “United Airlines” për shkak të privimit të padrejtë nga liria e lëvizjes dhe shkaktimin e traumave shpirtërore.
Ajo fjeti gjatë fluturimit nga Washingtoni për në Philadelphia dhe nuk u zgjua kur aeroplani aterroi 27 minuta pas mesnatës.
Pastruesit e zgjuan më vonë, por ajo u detyrua të rri e mbyllur në aeroplan derisa zyrtarët e shërbimit ajror nuk u siguruan se ajo nuk është terroriste. /Telegrafi/