Site icon Telegrafi

Padit kolegjin pasi që nuk gjen punë

E diplomuara 27-vjeçare Trina Thompson në padinë kundër kolegjit nga Bronxi kërkon dëmshpërblim prej 70.000 dollarësh, sa edhe ka shpenzuar për shkollimin e saj. Ajo ka theksuar se nuk po ia arrin dot të gjej një punë të hairit qëkur ka marrë diplomën e saj në muajin prill në fushën e teknologjisë së informacionit.

Sipas pohimeve të saj, kolegji “Monroe” të cilin e ka vijuar nuk i ka ofruar këshilla për karrierën të cilën ia ka premtuar.

Përfaqësuesit e kolegjit vlerësojnë se padia është e pabazë dhe theksojnë se ky institucion u ndihmon të diplomuarve të punësohen.

Exit mobile version