Site icon Telegrafi

Padit Google pas aksidentit në trafik

Lauren Rosenberg, amerikania e cila dëmtoi automobilin në rrugë, ka paditur kërkuesin Google sepse ai i kishte dhënë “udhëzime të rrezikshme për ecje”.

Gruaja po përcillte udhëzimet gjatë shëtitjes ndërmjet dy adresave në Park City në Utah. Në udhëzime thuhej se duhej të ecte gjysmë ore në rrugën e cila nuk ka komunikacion.

Në padinë e saj thuhet se rruga nuk është e sigurt për këmbësorët. “Si pasojë direkte e lëshimeve të Google dhe për ofrimin e këshillave të papërshtatshme, paditësja është dërguar në rrugë të rrezikshme, ndërsa u godit nga një automobil, duke i shkaktuar lëndime serioze fizike, emocionale dhe mentale”.

Rosenberg thotë se si dëmshpërblim asaj duhet t’i paguhen më shumë se 100.000 dollarë, ndërsa edhe nga Google kërkon të njëjtën shumë të parave, si dhe paratë që i kishte humbur gjatë kohës sa nuk kishte punuar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version