Philip Seaton, 61-vjeçar, nga Shelby County, ishte në spital për tu bërë synet.
Por kur ai u zgjua nga operacioni, e kuptoi që penisi i tij ishte amputuar.
Kirurgët në spitalin e Louisville, Kentucky, kanë thënë se është dashur të ndërmarrin veprime drastike pasi që kanë zbuluar një kancer i cili rrezikonte jetën e pacientit në fjalë.
Por, në aktpadinë e tij, zotëriu Seaton thotë se ka vuajtur çrregullime mentale, dhimbje dhe se ka humbur kënaqësinë e tij të jetës.
Aktpadia është ngritur në gjykatën e Shelby Countyt kundër kirurgut Dr. John Patterson dhe anestezistit Dr. Oliver James.