Telegrafi

Padit burrin për shkak të virgjërisë së humbur

Një malajziase 30-vjeçare ka paditur burrin e saj, duke kërkuar dëmshpërblim prej tre miliona ringitë (rreth 882.000 dollarë amerikanë) për shkak të humbjes së virgjërisë, duke marrë parasysh se ai nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna para martesës.

Pos kësaj, mësuesja 30-vjeçare nga shteti lindor malajzias Sarawak ka kërkuar nga gjyqi që të prishë martesën e saj.

Para trupit gjykues ajo ka ofruar informata sipas të cilave burri e ka bindur se si duhet të lëshohen në marrëdhënie seksuale, para martesës, respektivisht disa muaj pas takimit të tyre të parë në vitin 2006, duke i premtuar se do të martohet me të.

Çifti pas disa muajsh edhe u kurorëzua për së vërteti, mirëpo familja e burrit ka refuzuar të pranojë lidhjet e tyre jashtëmartesore. Në padinë e paraqitur në gjyq, gruaja e mashtruar pohon se është joshur në marrëdhënien e parë seksuale me premtimin se do të ketë martesë të lumtur, mirëpo, në vend të saj ajo nga burri dhe familja e tij ka “duruar fyerje dhe keqtrajtim psikik".

“Bëhet fjalë për padinë e parë të këtij lloji në Malajzi”, ka thënë avokati i saj – Ernest Chua.