Chelsea fitoi me rezultat 2-1 ndaj Crystal Palcas të shtunën në Ligën Premier.
Pasi ishte një fitore me vështirësi, Blutë për të vonuar ndeshjen për një moment tentuan të mbajnë topin në lojë te këndi i fushë.
Por, Davide Zappacosta dhe Alvaro Morata humbën topin dhe ky i fundi bëri një gjest jo të mirë ndaj gjyqtarit anësor.
Spanjolli nga nervoza ia gjuajti në tokë anësorit flamurin, por pasi ishte ndeshja në minutën e fundit ai shpëtoi nga kartoni i verdhë.
Vlen të theksohet se Morata paraprakisht kishte një karton të verdhë dhe i dyti do të thoshte mungesë në ndeshjen e ardhshme kundër Tottenhamit.
Sjellja e 25-vjeçarit është kritikuar nga tifozët në rrjetet sociale si josportive, e panevojshme, e tepruar dhe mungesë profesionalizmi.
Sjelljet e tij i kanë krahasuar me ato të Diego Costas, por gjithmonë në formë kritike.
Nuk përjashtohet mundësia që Morata të dënohet nga FA në ditët në vazhdim pasi këta të fundit të shikojnë pamjet televizive. /Telegrafi/