Site icon Telegrafi

Padisin xhindin për kërcënime dhe shqetësim

Që 15 vjet familja ka jetuar në shtëpinë e tyre afër qytetit të Medinës, e vetëm rishtazi e kanë kuptuar praninë e shpirtit të vdekur që i ka shtyrë të zhvendosen prej aty.

Tërë këtë rast është duke e hulumtuar gjykata lokale, derisa sipas teologjisë islame shpirtrat mund të maltretojnë, por edhe të posedojnë personat e gjallë. Besohet se janë të padukshëm, por kanë edhe mundësinë të kanë formë të njeriut apo kafshës dhe shpesh janë të motivuar nga hakmarrja ose xhelozia.

Kryefamiljari, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se krejt kjo punë ka filluar me disa zëra të çuditshëm në shtëpi.

“Fillimisht këtë punë nuk e kemi marrë seriozisht, e më pas kanë filluar të ndodhin gjëra më të çuditshme, derisa fëmijët janë frikësuar tepër kur xhindi ka filluar të gjuaj me gurë. Herën e parë më është drejtuar si grua e më pas si burrë. Na kanë thënë se do të ishte më mirë sikur të largoheshim nga shtëpia”, ka sqaruar kryefamiljari i familjes së tmerruar.

Exit mobile version