Site icon Telegrafi

Padi për tre persona në Maqedoni, shkaku i PCR testeve të falsifikuara

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi për tre persona për falsifikim të PCR testeve dhe të njejtët kanë dashur të largohen nga vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse e kanë ditur se nuk janë testuar në laboratoritë e caktuara, ata kanë prezantuar PCR test negativ para autoriteteve para se të ngjiten në aeroplan. Autoritetet në aeroport i kanë njohur testet e falsifikuara dhe i kanë ndaluar të njejtit” thonë nga Prokuroria e Shkupit.

Kjo nuk është hera e parë që në Maqedoni janë duke ndaluar falsifikues të testeve për Covid-19. /Telegrafi/

Exit mobile version