Telegrafi

Padi për shkak të reklamimit të rremë

Në të vërtetë, Australian Competition and Consumer Commission (ACCC) thekson se Apple shkel ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorëve duke reklamuar iPadin e vet të ri si të aftë për kyçje në rrjetat mobile 4G. Problemi qëndron në atë se Apple në prospektet e reklamave thekson se modelet “WiFi + 4G” me anën e SIM kartelës përkatëse mund të kyçen në rrjetat mobile 4G LTE në Australi, që del se nuk është e vërtetë. Në të vërtetë në Australi rrjetat mobile 4G LTE përdorin frekuencë të ndryshme për dallim nga SHBA-të, për shkak të cilës gjë iPadi i ri nuk i përkrah. Rrjetën mobile LTE në Australi është nisur nga Telstra, por ajo punon në frekuencën prej 1,800 MHz, derisa iPad përkrah vetëm frekuencat amerikane për LTE, respektivisht 700 dhe 2,100 MHz.

Për shkak të kësaj ACCC kërkon korrigjimin e menjëhershëm të informatave të pasakta ashtu që shfrytëzuesit të jenë të vetëdijshëm për mundësitë reale teknike të pajisjeve. Gjithashtu u kërkua ndërmarrja edhe e disa masave tjera, duke përfshirë ndalesën e shitjes, pagesën e dënimit, dëmshpërblimi i blerësve të dëmtuar dhe vendosja e reklamave në të cilat pasqyrohen korrigjimet e pohimeve të pavërteta. /Telegrafi/