Telegrafi

Padi për kundërvajtje ndaj dy protestuesve të ”Revolucionit Laraman”

Në protestat e mbrëmshme të ”Revolucionit Laraman” policia arrestoi dy aktivistë, të cilët më vonë janë liruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Simona Sprirovska u arrestuar në afërsi të ambasadës spanjolle, kurse Pavle Bogoevski u arrestuar para stacionit policor BEKO. Që të dyve u është shqiptuar padi për kundërvajtje, Spriovskës për shkak se nuk ka patur dokumente identifikimi me vete, si edhe për ”njollosjen” e ministrisë së drejtësisë, kurse Bogoevskit i është shqiptuar dënimi për ”prishje të pastërtisë publike”.

Edhe pse të paditur për kundërvajtje, që të dy thonë se nuk e kanë ndërmend të ndalen nga protestimi./Telegrafi/