Telegrafi

Padi penale për vjedhe dhe prerje të drunjve në Shkup

Në kuadër të aksionit “Gora” gjatë muajit të kaluar, janë ngritur dy padi penale kundër dy personave për veprën “vjedhje” dhe “fshehje” të drunjëve për ngrohje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç infromon MPB-ja padia e parë është ngritur kundër Q.S (33), për shkak të dyshimeve të veprës penale “vjedhje”, ndërsa padia e dytë është ngritur kundër T.O (27) nën dyshimin për kryerjen e vepërs penale “fshehje”. I dyshuari edhe pse e ka ditur se drunjtë që po i blenë janë të vjedhura nuk e ka paraqitur rastin në polici.

Nga MPB-ja informuan se, do të punojnë që ky rast të zbardhet tërësisht dhe se nuk do të lejojnë prerje të paligjshme të drunjve në Maqedoni./Telegrafi/