Stacioni policor në Prilep deri në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër E.I (27) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.
MPB njofton se mbrëmë, pas masave operative taktike dhe hetiese dhe pas marrjes së urdhërit, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogën kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Prilep, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë kontrollit janë gjetur një pemë me rënjë, pa gjethe dhe qese e mbushur me materie të gjelbërta, të cilat janë marrë për prova gjatë hetimeve. Pas hetimeve është vërtetuar se pema ka qenë “kanabis sativa”, ndërsa materiet e gjelbërta kanë qenë marihuanë në masë prej 689 gram”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykatësi i procedurës paraprake të paditurit i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Telegrafi/