Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprat penale “shkelje të së drejtës së marrdhënies së punës” stacioni policorë në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër N.L (37). I padituri, në kompaninë e tij, në kundërshtim me nenin 13 dhe 121 të Ligjit për marrëdhënie me punën, personave Z.GJ dhe G.M nga Kërçova, ju ka thyer të drejtën për nënshkrimin e kontratës së punës dhe pagesën e sigurimit shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I padituri, më 13 dhjetor 2015 ka angazhuar Z.GJ, ndërsa më 17 dhjetor 2015 i ka angazhuar si vozitës të takisve, por pa nënshkruar marrëveshje për punësim.
Në këtë mënyrë, punëtorëve taksist në vazhdimësi ju është thyer e drejta për marrëdhënie me punën dhe kyçje në sigurimin shëndetësor, u shpreh zëdhënësi i SPB në Ohër, Stefan Dimoski./Telegrafi/