Profesori Mirosllav Gërçev është ftuar në Prokurorinë themelore publike të hënën, në sajë të denoncuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 353 nga kodi penal. Me se ka të bëjë padia ai nuk e di, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Tajmingu është drejtpërdrejtë pjesë e këtij aksioni për inkriminim të PSP dhe mua si ekspert, mjek ligjor. Kjo është ideja e këtij budallallëku, por unë as kam qenë në ndonjë funksion prej të cilit mund të bëhen keqpërdorime, e ku mbeti më të bëj diçka. Ky është një denoncim i fabrikuar dhe i montuar“ ka deklaruar për Fokus profesori Gërçev.
Padia vjen vetëm disa ditë pasi Fakultetin e arkitekturës e vizituan disa inspektime, të cilët kërkonin dokumente në lidhje me punën e Gërçev si mjek ligjor. Përndryshe ai ka qenë i angazhuar si ekspert në rastin „TNT“ të udhëhequr nga PSP lidhur me objektin e rrënuar „Kosmos”./Telegrafi/