Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për Lila Stojanovskën për fshehje të tatimit

Drejtoria e policisë financiare në Maqedoni ka sjellë vendim për padi penale për moderatoren Lila Stojanovska për veprën “fshehje të tatimit” në cilësinë e personit fizik për periudhën 21 qershor deri më 7 korrik 2017 për përfitime të mbi 16 mijë eurove për të cilat nuk ka paraqitur tatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumën e parave të përfituara dhe të tërhequra ajo nuk e ka paraqitur në Drejtorinë e të Hyrave Publike, në raportin përfundimtar të vitit 2017. Rrjedhimisht, ajo nuk ka paraqitur e as nuk ka paguar tatim personal në lartësi prej 1.788.397 denarë dhë kështu ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

Këto mjete nga personi juridik DAN-MAK inzhenering Stojanovska i ka marrë me arsyetim që do të ndërtoje objekt për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe se nga ky projekt ata do të përfitojnë 3.58 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version