Burime brenda MPB-së për gazetën ditore ”Dnevnik” bëjnë të ditur se V. B, i cili dyshohet se e ka kërcënuar kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të paditet penalisht, për rrezik sigurie, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përveç kësaj padie, V. B, mund të merr edhe një padi tjetër, atë të armëmbajtjes pa leje.
MPB-ja nuk bën të ditur zyrtarisht, nëse V. B është personi që ka lënë plumbin në komunën e Çairit dhe nëse i është gjetur një pistoletë me tre plumba. Ndryshe, MPB-ja ndaloi katër persona, si të dyshuar për kërcënimet ndaj Izet Mexhitit./Telegrafi/