Site icon Telegrafi

Padi penale për keqpërdorim të Banjave të Dibrës-Capa në Maqedoni

Drejtoria e Policisë Financiare paraqiti kallëzim penal kundër anëtarëve të Komisionit për kategorizim, pasi ata kishin mundësuar që objekti i dedikuar për turizmin e banjave, të përdoret si hotel me katër yje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Raportuar në cilësin e personit zyrtar, anëtarët e Komisionit për kategorizim e objekteve hotelerike për në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe komptencat, personi me iniciale T.Q. personi udhëheqës dhe parashtruesi për kategorizimin e kompanisë për turizmin e banjave dhe rehabilitimit fizik të Banjave të Dibrës Capa AD Dibër, gjatë viti 2017 për objektin në fshatin Banjishte dhe objektin në fshatin Kosovrasti i Poshtëm ka vepruar me neglizhencë në ushtrimin e detyrës së tijë zyrtare dhe komptencave, ku ka bërë lëshime serioze, thuhet në deklaratën e Drejtorisë Financiare.

Megjithëse ata edhe pse ishin të detyruar ligjërisht të kryejnë mbikëqyrjen e dokumentacionit të bashkangjitur në kërkesat e kategorizimit, ku qartë vërehet se objekti punon si Banjë për turizëm, por jo si objekt hotelerik, ata nuk e bënë këtë, por në kundërshtim me procedurat e përgatitura për kategorizim të objekteve hotelerike, me propozim për një kategotri të caktuar dhe kanë miratuar për përcaktimin e kategorisë së objektve hotelerike për Qeverinë e Maqedonis. /Telegrafi/

Exit mobile version