Sipas informatave të Tv 24, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së shpejti do të kompletojë materialin e dëshmive që i mbledh nga institucionet në lidhje me kartelat zyrtare me të cilat funksionarët e kaluar kanë jetuar në mënyrë luksoze.
Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për disa raste për të cilat mediat lajmëruan se janë ish-ministra, zv.ministra dhe sekretarë shtetëror janë gostitur me darka luksoze, kanë blerë ushqime dhe produkte tjera për në shtëpi.
Nga Prokuroria publike thonë se, pasi që bëhet fjalë për proces parahetimor, sipas rregullave të nenit 289 të Ligjit për procedurë penale, të gjitha veprimet që ndërmerren në procedurën parahetimore konsiderohen sekret dhe në këtë fazë të procedurës nuk guxon të bëhen publike./Telegrafi/