Telegrafi

Padi penale për dy shkupjanë për shitje të drogës

Njësia për tregti të paligjshme të drogës pranë SPB në Shkup në dy raste të ndryshme, ka ngritur padi penale kundër I.S (25) dhe B.I (24), të dytë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “posedim dhe prodhim të paligjshëm të lëndëve narkotike”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për paditë e ngritura, informojnë nga MPB, nga ana e gjykatësit të procedurave paraprake, dy të dyshuarve u është shqiptuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/