Site icon Telegrafi

Padi penale për 19 persona

Sektori i punëve të brendshme (SPB) të qytetit të Strumicës ka ngritur kallëzime penale për nëntëmbëdhjetë persona për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer vepër penale ”vjedhje të energjisë elektrike, nxehmjes dhe gazit natyror”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të MPB-së, kjo vjedhje ka ndodhur në periudhën janar-shkurt të këtij viti, ndërkaq të paditurit janë zbuluar nga kontrollet e rregullta teknike të ekipeve të EVN Maqedoni, ku është konstatuar se furnizohen me energji elektrike pa e regjistruar dhe pa ndonjë mjet matës.

Dëmi i shkaktuar nga të gjithë të paditurit arrin vlerën prej 327019 denarësh (5333 euro)./Telegrafi/

Exit mobile version