Site icon Telegrafi

Padi penale ndaj tre të punësuarve në UT, e kanë dëmtuar buxhetin e universitetit për pesë milionë denarë

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur padi penale ndaj tre të punësuarve në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).

Bëhet fjalë për udhëheqësin e Qendrës për teknologji informatike R.F, dhe dy këshilltarët në këtë qendër M.V dhe Gj.A. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “punë të papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Policisë Financiare, R.F, M.V dhe Gj.A, në mënyrë të papërgjegjshme kanë vepruar në detyrat e tyre zyrtare, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e universitetit për pesë milionë denarë.

“M.V dhe Gj.A, më 22 dhjetor 2016, pas urdhrit të R.F, kanë nënshkruar dhe konfirmuar pranim, zbatim dhe kanë mundësuar pagim të një sistemi të integruar informatikë, i cili më pas nuk është vënë në funksion fare. Me këtë ata e kanë dëmtuar buxhetin e USHT-së në vlerë prej 5.009.188 denarë”, thonë nga Policia Financiare./Telegrafi/

Exit mobile version