Telegrafi

Padi penale ndaj shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin në qarkoren e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike informon se ka ngritur padie penale ndaj shoferit të kamionit, që u përfshi në aksidentin e qarkores së Shkupit, ku humbën jetën dy persona, përfshirë edhe një polic.

Prokuroria gjithashtu informon se kërkon zgjatjen e masës së paraburgimit për personin e akuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi i kamionit akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, sepse nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret.

Aksidenti tragjik ndodhi para një javë në qarkoren e Shkupit, respektivisht në mbikalimin në afërsi të Vizbegut rrugës për në Kosovë, ku kamion kishte hyrë në korsinë e autostradës të projektuar për ndalesa emergjente dhe kishte goditur automjetin e policisë dhe makinën e tipit BMW e cila ishte ndaluar nga policia./Telegrafi/

Lexo po ashtu Aksident në qarkoren e Shkupit: Një i vdekur, tre të lënduar (Foto)