Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, deri tek Prokuroria Themelore ka ngritur padi penale kundër Z.G (57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese” dhe “fshehje të mallrave të cilat janë lëndë kontrabandimi dhe mashtrim doganor”, vepra të cilat janë të dënueshme me nenin 396 dhe 296 të Kodit Penal.
Siç njoftoi MPB, pas masave të ndërmarra operuese-taktike, Njësiti për tregti të palejuar ka ardhur deri në informacione se Z.G ka blerë sasi të madhe armësh dhe municion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë prej tyre i dyshuari i ka bartur në motoçikletë të cilën e ka drejtuar, ndërsa një pjesë është gjendur në shtëpinë e tij.
Armët e konfiskuara janë dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ekspertizë./Telegrafi/