Sektori për Punë të Brendshme në Veles paraqiti akuza penale kundër një banori 67 vjeçar nga fshati Krajnici, Çashkë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe marr rreth 12 kilogram mariuhanë, ndërsa në pronë e të paralajmëruarit të mbjellur me kultura tjera bujqësore janë gjetur 130 rrënjë “kanabis sativa”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.
Nga Ministria thonë se nga ana e gjyqtares së Gjykatës Themelore në Veles 67 vjeçarit iu është caktuar masa e paraburgimit. /Telegrafi/