Site icon Telegrafi

Padi penale ndaj ish drejtorëve të SHA MEPSO-s që kanë shkaktuar dëm financiar rreth 960 mijë euro

Janë ngritur padi penale kundër ish-drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, Nenad Jovanovski, drejtorit për punë financiare dhe drejtorit për menaxhim me tregun e energjisë elektrike, të cilët janë të akuzuar nga policia financiare. Ato janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare pasi që nuk kanë dorëzuar faktura në kohën e duhur deri te personi juridik “ENG servis trade”- Shkup.

Sipas Drejtorisë për polici financiare, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për pagesë të kërkesave për energjinë elektrike të furnizuar. Me këto veprime të tre drejtorëve SHA MEPSO ka pësuar dëm financiar prej rreth 690 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version