Site icon Telegrafi

Padi penale ndaj dy shkupjanëve për shitje të drogës

SPB Shkup parashtroi padi penale kundër D.I. (65) dhe kundër M.O. (39) nga fshati Zelenikovë i Shkupit, i cili është në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot MBP, të paditurit gjatë këtij muaji, në mënyrë të paautorizuar nga një person i panjohur nga Kosova kanë marrë dhe kanë organizuar transport të rreth 20 kilogramëve drogë narkotike “marihuanë”.

Më 21 mars të këtij viti në vendkalimin kufitar “Bllacë e Ulët”, nëpunës doganor kanë kryer ekspertizë të automjetit “Ford transit”, drejtuar nga D.I, dhe kanë gjetur gjithsejt 42 paketime marihuanë.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të paditurve u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga 30 ditë./Telegrafi/

Exit mobile version