Site icon Telegrafi

Padi penale ndaj drejtorit të shkollës në Kavadar

Drejtori i një shkolle fillore në Kavadar, i ndihmuar nga drejtuesi i një firme private, përmes disa faturave për blerje të mallrave që aspak nuk ka qenë e planifikuar nga shkolla, kanë dëmtuar buxhetin e shkollës, gjegjësisht komunës për 22.054 denarë.

Siç informojnë nga MPB, V.J në vitin 2016 si drejtori i shkollës fillore “Staro Pinxhur” nga Kavadari, ka blerë mallra nga një person juridik nga Kavadari, në vlerë prej 11.037 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

T.I si drejtues i “TD-TD Trajçe” DOOEL nga Kavadari, në vitin 2017 ka lëshuar prapa tre fatura , që aspak nuk kanë qenë të planifikuara nga shkolla.

Për këtë rast nga SPB Veles është ngritur padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër V.J (62) dhe kundër T.I (61) për shkak të veprës penale “ndihmë në keqpërdorimin e detyrës zyrtare”./Telegrafi/

Exit mobile version