Telegrafi

“Padi penale ndaj atyre që do të shpërndajnë gjuhën e urrejtjes për zjarret në Greqi”

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar lëndë në lidhje me shkrimet dhe komentet në rrjetet sociale, sipas të cilës nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion janë shpërndarë materiale raciste dhe ksenefobike.

Siç theksojnë nga Prokuroria Publike, tekstet e publikuara në rrjetet sociale kanë të bëjë me zjarret në Athinë, Republika e Greqisë në të cilën ka viktima në njerëz.

Prokuroria do të hetoj nëse gjatë shkrimeve të komenteve dhe shkrimeve në rrjetet sociale është kryer vepër penale për të cilën do të ndiqen sipas detyrës zyrtare.

“Pason marrja e aktiviteteve me qëllim të sigurimit të dëshmive. Në të njëjtën kohë, do të vërtetohet identiteti i personave të cilët nëpërmjet shkrimeve dhe komenteve kanë marrë pjesë në shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes”, thonë nga Prokuroria.

Një nga ato çka shpërndan gjuhën e urrejtjes është edhe gazetari Milenko Nedellkovski. /Telegrafi/