Telegrafi

Padi penale kundër një tetovari për përdorim të parave false

Foto: Ilustrim/Arkiv

Nga SPB Tetovë është ngritur padi penale kundër personit me iniciale L.S. (26) nga Tetova për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale në lidhje me “falsifikimin e parave”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar në “Tregun e Gjelbër” në Tetovë, L.S. gjatë blerjes së cigareve ka përdorur para të falsifikuara bankënota nga 1.000 kruna daneze. Pas marrjes së masave, policia zyrtare gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe ka marr bankënotat nga 1. 000 kruna daneze, bankënota nga 20 euro, kompjuter dhe letër të bardhë printeri. /Telegrafi/